Çfarë është korona dhe çfarë mund të bëj në lidhje me të?

Koronoavirus ose korona është një mikrob i vogël (shumë i vogël për tu parë me sy të lirë), i cili mund të shpërndahet dhe të shkaktoj sëmundje tek njerëzit. Korona shkakton simptoma të ngjashme me gripin si kollë e thatë, siklet, ethe dhe dhimbje trupi. Korona më së shumti prek sistemin e frymëmarrjes. Megjithëse shumica e infeksioneve nuk janë të rrezikshme, ky mikrob mund të shkaktojë pneumoni (një infeksion serioz i mushkërive) dhe mund të jetë vdekjeprurëse në raste të rënda.

Gjithsecili nga ne mund të infektohet me korona. Të moshuarit dhe njerëzit që kanë sëmundje ekzistuese të tjera, për shembull sëmundje të frymëmarrjes, kanceri ose diabeti, kanë më shumë rrezik të kalojnë në gjëndje të rënda.

Korona përhapet nga një person i infektuar tek të tjerët nga sparklat e pështymës kur merr frymë, kollitet ose teshtijnë, nga sipërfaqet ose nga ushqimet. Ai hyn në trup përmes gojës, hundës dhe syve. Pasi ka kaluar në trup, ai fillon të shumohet dhe të përhapet në zona të tjera. Korona mund të jetojë në trup deri në 14 ditë para se të shfaqen shenjat e jashtme të sëmundjes. Kështu që njerëzit mund të kenë korona dhe të mos e njohin atë, dhe ta transmetojnë virusin te të tjerët.

Korona nuk vritet nga antibiotikët ose mjetet shtëpiake. Korona mund të parandalohet vetëm duke shmangur kontaktin me të dhe larjen e shpeshtë të duarve.

Për të parandaluar infeksionin, lani duart tuaja me sapun dhe ujë të ngrohtë sa më shpesh. Lajini edhe kur duart tuaja nuk duken të pista. Lajini duke i fërkuar mirë nën ujë të rrjedhshëm për 20 sekonda me sapun, duke u siguruar që të pastroni nën thonjëve, gishtat dhe të gjithë sipërfaqen e dorës deri tek kyçi. Larja e duarve me sapun dhe ujë vret viruset që mund të jenë në duart tuaja. Lani gjithmonë duart para, gjatë dhe pas përgatitjes së ushqimit, pas përdorimit të tualetit, para se të hani, kur kujdeseni për të sëmurët, pasi keni trajtuar kafshë ose mbeturina të kafshëve dhe pasi jeni kollitur, teshtirë ose keni fshirë hundën nga sekrecionet.

Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës në qoftë se nuk keni larë më parë duart. Duart prekin shumë sipërfaqe dhe mund ta marrin virusin. Pasi kontaminohen, duart mund të transferojnë virusin tek sytë tuaj, hunda ose goja, gjë që do të sjell kalimin e virusit në trupin tuaj dhe mund t'ju sëmurë.

Është shumë e rëndësishme të shmangni kontaktin e ngushtë me këdo që ka ethe dhe kollë ose simptoma të tjera të frymëmarrjes. Kur kollitni ose teshtitni, gjithmonë mbuloni gojën dhe hundën me bërryl të përkulur ose me një shami letre. Pastaj hidhni menjëherë shaminë e përdorur. Mos pështyni në tokë.

Mbani të paktën 1 metër (3 këmbë) distancë midis vetes dhe kujtdo që kollitet ose teshtin. Shmangni kontaktin e ngushtë me këdo që ka ethe dhe kollë.

Nëse keni nevojë të kujdeseni për një person që ka ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje, mos harroni të vendosni maskë mbrojtëse ose maskë pëlhure dhe në veçanti, të praktikoni higjenën e duarve.

Për të parandaluar koronën, rruga më e sigurt është shmangni kontaktin fizik me të tjerët. Korona dhe viruse të tjera mund të përhapen nëpërmjet shtrëngimit të duarve, dhe më pas duke prekur sytë, hundën dhe gojën. Prandaj kur takoni të tjerët, mos i përshëndesni duke shtrënguar duart, duke përqafuar ose puthur. Përshëndesni njerëzit nga larg. Nëse mendoni se ka korona në zonën tuaj, qëndroni në shtëpi për të mos kontaktuar me të tjerët.

Qëndroni në shtëpi deri sa të shëroheni edhe nëse filloni të ndjeheni mirë, e të keni simptoma më të lehta, të tilla si dhimbje koke dhe hundë. Nëse jeni duke teshtitir vazhdimisht, keni një kollë të thatë, vështirësi në frymëmarrje dhe ethe, kërkoni ndihmë mjekësore, pasi kjo mund të jetë për shkak të një infeksioni të frymëmarrjes ose një gjendje tjetër të rëndë.

Informacioni i rrem dhe thashethemet për koronën mund të jenë shumë të rrezikshme dhe madje të vrasin njerëz. Për shembull, pirja e substancave si zbardhues ose alkool do t'ju dëmtojë në vend që të parandaloj koronën. Edhe informacionet që merrni nga miqtë ose të afërmit mund të jenë të pasakta ose të rrezikshme. Ndiqni vetëm këshillat e sakta të shëndetit publik nga autoriteti shëndetësor vëndas.

Ju mund të ndihmoni në luftimin e koronës duke përhapur këtë mesazh. Ju lutemi ndajeni atë me miqtë dhe familjarët tuaj, mundësisht duke përdorur shërbimin e mesazheve në WhatsApp.

Kjo përmbajtje është siguruar nga Audiopedia, një projekt global për t'i bërë njohuritë shëndetësore të dëgjueshme. Mësoni më shumë në www.audiopedia.org